Gjenerali gjerman: Në pranverë dërgojmë forcat shtesë në Kosovë për shkak të përkeqësimit të sigurisë

“Bundeswheri” gjerman përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, Gjermania do ta rris numrin e forcave të saj që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Ky kontingjent gjerman i këmbësorisë do të zbarkojë në Kosovë në pranverë.

“Bundeswheri bën një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it. Gjermania është shteti i parë që do të rris përkushtimin duke dërguar forca shtesë këmbësorie”, thuhet në njoftim e Bundesëher.

Nga 80 ushtarë gjermanë sa janë aktualisht në Kosovë në kuadër të KFOR-it, numri i tyre do të shkojë në 300 së bashku me stafin mbëhstetës.

Për këtë çështje ka folur edhe Gjenerali gjerman Bernd Schutt, duke thënë se trupat shtesë gjermane do të zbarkojnë në Kosovë në pranverë.

“Në pranverë do të dërgojmë një kompani shtesë këmbësorie në veprim,” ka thënë gjenerallejtënant Schutt, shkruan Express.

Duke dhënë detaje për forcat shtesë që do të vijnë në Kosovë, Schut ka thënë se ata do të bëjnë patrullime, detyra të sigurisë dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe de-përshkallëzim në rast të trazirave dhe protestave.

“Portofoli i tyre i detyrave përfshin patrullimet, detyrat e sigurisë dhe, nëse është e nevojshme, de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave,” shpjegoi gjenerallejtënant Schütt.

Bundesëher njofton se shtimi i trupave gjermane në Kosovë në selinë e KFOR-it është pritur tepër mirë.