Ka pasur një shtim të kontrolleve në të gjitha pikat, për shkak se dyshohet se në Maqedoni të gjendet një autobus me persona të prekura nga koronavirusi.
Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit janë shtuar masat e mjekëve, ndërkohë që edhe Mali i Zi po kryen kontrolle të imtësishme. Derimë tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar, ndërkohë që për personat që vijnë nga Italia, kryhen kontrolle për temperaturën ose për simptoma që mund të kenë pasur.
Personat që kalojnë në kufi nuk kanë pasur simptoma gripi.
Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar të Morinës ka pasur njoftim për një autobus me persona të prekur me koronavirus, por nuk dihet nëse ky mjet do të hyjë në territorin shqiptar.
Alarmi për autobusin është dhënë nga pala maqedonase, dje në orët e vona të mbrëmjes.
Shtetasit italianë janë personat që mbahen kryesisht në kontroll edhe në pikën kufitare të Morinës.
Po ashtu në Vlorë ka një shtim të mjekëve, që kryejnë kontrollet në ambientet e portit. Ka një reduktim të pasagjerëve që vijnë nga Italia, ndërkohë që dy mjekët që janë gjatë gjithë kohës në këtë pikë kufitare, e kanë të pamundur që të kontrollojnë të gjithë pasagjerët.
Në të gjithë fluksin e hyrjeve, vetëm për 6 persona ka pasur dyshime se kanë qenë të prekur me koromavirus, por të gjitha këto raste kanë rezultuar negative.
Mjekët shprehen se kontrollet do të vijojnë, deri sa të ketë një stabilizim të situatës. Hysaj shprehet se në ditët e para të Shkurtit, kur pati dhe një shpërthim të rasteve në Itali, pati një fluks hyrjesh në portin e Vlorës, por tanimë situata është e stabilizuar.