Gjendja shëndetësore e vajzës që policia i hodhi sprej pse nuk ia vendosi qenit maskën

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur sprej lotsjellës ndaj një qytetareje për ta arrestuar sot në rrugën B në Prishtinë.
Ajo në fillim nuk iu kishte bindur urdhrave të policisë që e kishin ndaluar pasi kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj pa maskë sigurie.

Fotografi të gjendjes së saj shëndetësore ka publikuar avokati Arianit Koci, nëpërmjet ‘Facebook’-ut. E njëjta kishte deklaruar se punon në QKUK dhe vuan nga astma.
Koci ka thënë se qytetarja Emina Haxhiu, është në gjendje jo të mirë shëndetësore, teksa i bëri thirrje Inspektoratit Policor që të veprojnë në përputhje me ligjin.

Postimi i plotë i avokatit Koci:
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re e cila e ka astmën – është pabesueshme.
Katastrofë!
Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.
Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.

Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.
Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën për shkak të astmës që e ka.
Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.

Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re me astmë.
Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.
Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.
Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore.