Gjendja në LSDM, diskutohet për zgjedhje për kryetar të ri

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka diskutuar rreth gjendjes në parti dhe për dorëheqjen e zyrtarëve të partisë, të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Burime të 24vesti thonë se në Kryesinë qendrore është propozuar që së shpejti të mbahen zgjedhje për kryetar të ri kurse ky vendim duhet të miratohet nga Këshilli udhëheqës i partisë.

Më herët, edhe pse Zaev dha dorëheqje nga funksionet e partisë, partia nuk e pranoi këtë dorëheqje por ky diskutim u kthye në organe të partisë me kërkesën e tij.