Gjendja me COVID-19 në Tetovë


Edhe sot është situatë e ngjashme me një ditë më parë në Tetovë sa i përket virusit ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve.

Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 5 pacientë të hospitalizuar, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur. Prej 5 të hospitalizuarve tre kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa dy kanë qenë të vaksinuar me dy doza.
5 pacientë janë në mbështetje me oksigjen ndërsa asnjë në respirator. Autoritetet spitalore thonë se është rritur skajshëm numri i të vaksinuarve.