Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikut të Qytetit të Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në trafik se në të gjitha rrugët dhe bulevardet trafiku po zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa më të gjata, kurse për shkak punimeve ndërtimore në korsinë e bulevardit Aradhat Partizane, për trafikun është e mbyllur korsia e fundit e anës së djatht në drejtim të lëvizjes nga rrethrrotullimi në Porta Vllae drejt Karposhit.
Punime ndërtimore për sanimin e defektit po kryhen edhe në bulevardin Jane Sandanski, ku për trafikun është e mbyllur korsia e fundit e anës së majtë në drejtim të lëvizjes nga kryqëzimi me rrugën 23 Tetori drejt bulevardit Kuzman Josifovski Pitu. Numër më i madh i automjeteve është evidentuar përgjatë bulevardit dhe urës Goce Dellçev në të dy drejtimet e lëvizjes, si dhe përgjatë rrugës Shën Kirili dhe Metodi në drejtim të lëvizjes drejt bulevardit Nëna Tereza dhe Mitropolit Teodosij Golloganov