Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe me 14 ditë të tjera

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, pas përfundimit të mbledhjes së sigurisë, tha se është marrë vendimi që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet edhe me 14 ditë të tjera, ndërsa qeveria kishte kërkuar 30 ditë.

“Në mbledhje kryeministri Spasovski referoi për 30 ditët e fundit dhe shpjegoi kërkesën e qeverisë për shpalljen e sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Pas konsultimeve që kam pasur ditëve të fundit me ekspertët e shumë fushave dhe me këshilltarët në Kabinet, si dhe rreth asaj çfarë u tha në seancë kam vendosur të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme që do të zgjasë vetëm 14 ditë”, pohoi presidenti Pendarovski.