Gjendja aktuale, Pendarovski nesër do të njoftojnë për qëndrimet e Presidencës

Pendarovski nesër do t’i bëjë të ditura qëndrimet për gjendjen e jashtëzakonshme, për takimin e liderëve dhe për zgjedhjet.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në orët e paradites do të ketë paraqitje në të cilën do t’i bëjë të ditura qëndrimet e tij në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, mbajtjen e takimit të ri të liderëve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidenti Pendarovski, gjendjen e fundit të jashtëzakonshme prej 14 ditëve, e cila duhej të ndihmonte për realizimin e masave për menaxhim me krizën korona, e shpalli më 30 maj, ndërsa ajo përfundon të shtunën më 12 qershor.