Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Është gjetur 4-vjeçari në kanalin e Ibër Lepencit në vendin e quajtur kanali në Bukosh.Ekipet e kërkim-shpëtimit të Policisë së Kosovës sapo e kanë nxjerrë nga kanali i lumit.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se fëmijës janë duke iu bërë ekzaminimet e nevojshme dhe se ende nuk mund të japë informata shtesë.Sipas tij, në vendin e ngjarjes ndodhet prokurori dhe ekipi mjekësor.