Gjendet trupi i pajetë në lumin Vardar i 56-vjeçarit nga Gërçeci, përfundon aksioni dyditor

Me nxjerrjen e trupit të burrit 56-vjeçar nga ujërat e Vardarit, përfundoi aksioni dyditor i ekipeve të shpëtimit.

Mbrëmë janë nxjerrë trupat e tre grave nga automjeti Audi, i cili pasditen e djeshme rrëshqiti në lumin Vardar pranë fshatit Rashçe.

Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin tre gra, një burrë dhe një fëmijë katërvjeçar. Fatmirësisht, fëmija ra në rrugë gjatë rrëshqitjes së automjetit dhe me lëndime trupore u transportua në klinikën “8 Shtatori”.

Katër trupat e familjarëve nga Gërçeçi do t’i nënshtrohen autopsisë, pas së cilës do të përcaktohen shkaqet e aksidentit.

Kanali 5 raportoi ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes tragjike në momentin e gjetjes dhe nxjerrjes së trupit të burrit fatkeq.