Gjendet trupi i pa jetë i Arben Asllanit, familjarët e dëshpëruar nga insitucionet!

Pa Censurë nga burime brenda familjes së Arben Asllanit mëson se mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujrat e lumit Lepenc. Trupi i pajetë deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banorë i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.

Kujtojmë se babi i Arben Asllanit, Beqir Asllani nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur tani më gati dy vite por ato dështuan në kërkimin e tij duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.

Dje data 9 mars shënoi edhe datën e gjetjes së trupit të pajetë të Asllanit ku ishte zhdukur para banesesës së tij më datë 23.01.2019.
Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi!/Pa Censurë

Prindi i shqetësuar: “Më morrën djalin në derë të shtëpisë”