Trupi i një burri të vdekur u gjet në një shtëpi të braktisur në Shkup, njoftojnë nga MPB.
Dje në orën 10:45 në SPB Shkup u raportua se në një shtëpi të braktisur në rrugën “Kol Nedelkovski” në Shkup, në pronësi të një personi juridik, u gjet trupi i një personi të vdekur.
Është kryer inspektim nga një ekip nga Stacioni Policor Qendër, ndërsa vdekja është konfirmuar nga një ekip nga Shërbimi Emergjent Mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është larguar nga Sh.K. “Butel”.