Gjendet pas 48 orësh autori i masakrës së Maine në SHBA

Personi që vrau 18 persona dhe plagosi disa të tjerë në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj jave, është gjetur i vdekur ditën e premte.

Autoritetet lokale kishin dy ditë që po e kërkonin autorin e masakrës, i cili kishte vrarë veten në pyll.

Robert Card qëlloi me armë zjarri ndaj personave që ndodheshin në një sallë boulingu dhe më pas banorët e Maine kaluan 48 orë paniku duke mos e ditur se ku ndodhej ky person i armatosur.

Guvernatorja e Maine, Janet Mills, tha se ky është momenti për “t’u qetësuar, pasi tani e dimë që ai nuk përbën më një kërcënim”.