Gjendet pa shenja jete 50 vjeçari në burgun e Idrizovës, vuante dënim 11 vjeçar


Një i burgosur 50-vjeçar i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në Idrizovë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

“Me datë 06.06.2023 në ora 03.55 në SPB Shkup, nga burgu i Idrizovës është raportuar se V.L.(50) nga Shkupi, i cili ishte në vuajtje të dënimit me burgim prej 11 vitesh, është gjetur npa shenja jete në dhomën e tij në repartin gjysmë të hapur të burgut.

Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.