Është gjetur i pajetë në moshën 40-vjeçare DJ i njohur, Stephen ‘tWitch’ Boss’. Publiku është njohur me të gjatë emisionit të gazetares Ellen Degenres, ku ishte pjesë prej disa vitesh. Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se 40-vjeçari ka varrë veten me armë, por ende nuk dihen shumë detaje. Pasi është larguar nga banesa, ka qenë bashkëshortja e tij e cila është shqetësuar pasi po vononte të kthehej në banesë, duke njoftuar policinë.
Policia më pas mori një telefonatë ku u tha se Boss ishte gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në LA nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas TMZ. Çifti festoi përvjetorin e nëntë të martesës vetëm një ditë para tragjedisë.