Gjendet një trup i pajetë

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, në afërsi të lumit Llapushnicë.

Trupi është gjetur në afërsi të lumit Llapushnicë, në një terren të papërshtatshëm malor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është informu se rreth orës ‪01:15 se në një pyll në terren të papërshtatshëm malor në mes të fshatrave Llovcë dhe Burincë (Komuna e Gjilanit), afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pa jetë (trupi i dekompozuar/i dëmtuar -mashkull), i cili akoma nuk është identifikuar”, ka thënë Hashani.