Një person është gjetur i vdekur në Pejë të mërkurën.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës”, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.