Sot në mëngjes rreth orës 6 në qendrën e Prilepit, në afërsi të muzeut memorial “11 tetori” është gjetur trupi i pajetë i një prilepasi të moshës rreth 30, transmeton Almakos.
Sipas informacioneve fillestare personi i vdekur është gjetur se si qëndron i shtrirë përskaj një karrige në parkun e afërt.
Në vendngjarje menjëherë ka dal ekipi i Ndihmës së Shpejtë Prilep e cila vetëm e ka konstatuar vdekjen e të vdekurit.
Mbi trup nuk ka pasur gjurmë të dhunës, ndërsa po vërtetohen arsyet për vdekjen. Është urdhëruar që të kryhet obduksion mbi trupin e të vdekurit./Almakos/