Të shtunën rreth ores 17, S.K. 38 vjeçar nga Shkupi ka njoftuar policinë se ka gjetur një trup të pajetë në hapësirën nëntokësore të një enti shëndetësor. Policia nuk tregon se për cilin ent shëndetësor bëhet fjalë por vetëm se gjendet në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”.
Me urdhër tw prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion te Instituti për mjekësi ligjore.