Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në Shkup

Një 42-vjeçar shtetas i Gjermanisë u gjet i vdekur në Shkup. Gruaja që e gjeti e paraqiti atë në polici, pas të cilës u kontrollua nga një mjek dhe u konstatua se nuk kishte gjurmë të dhunës fizike.

“Më 28.05.2020 në orën 16:42 në SPB Shkup, S.I. ka paraqitur se në një apartament në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup ajo gjeti të vdekur H.N. (42) nga Gjermania.

Nga mjeku u konstatua vdekja e tij pa gjurmë dhune.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi”, thonë nga Ministria e Brendshme.