Gjendet i vdekur një person në Shkup

Më 02.08.2024 në orën 10:51 në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi të braktisur në zonën e komunës Aerodrom në Shkup është gjetur një person mashkull i vdekur. Nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës, ndërsa trupi është dorëzuar në mjekësinë ligjore për autopsi. Pa Censurë