Gjendet i vd*ekur një 66 vjeçar në ujërat e Liqenit të Ohrit

Një 66-vjeçar nga Ohri është gjetur i vd*ekur në ujërat e Liqenit të Ohrit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 28.08.2021 në ora 07,30 në SPB Ohër, B.P.(34) nga Shkupi ka de*noncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Bregu Maqedonia”, ka vërejtur një trup.

Është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale L.A.(66) nga Ohri. Vd*ekje pa lëndime trupore të dukshme në trup ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftim.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër, kurse me urdhër të prokurori publik trupi i të ndjerit është dërguar në ob*duksion.