Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në hollin e Hotel Grand në Prishtinë


Një burrë i moshës 30-vjeçare është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në hollin e Hotel Grand në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se 30-vjeçari u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes ë hollin e hotelit, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.