Gjendet i vdekur në një veturë 65-vjeçari nga Studeniçani i Shkupit

Më datë 20.04.2024, në ora 16:15, në SPB Shkup është raportuar se në automjetin e pasagjerëve “Opel” me shenja regjistrimi të Shkupit është gjetur i vdekur F.Sh (65) nga fshati Studeniçan, Shkup përballë një restoranti në lagjen Hipodrom. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.