Gjendet i vdekur i riu në një banesë në Shkup

Një person i gjinisë mashkullore dhe i moshës rreth 20-25 vjeçare është gjetur i vdekur të premten në një objekt banesor në rrugën “Dane Krapçev” në Shkup.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.
Sipas informatave të MPB-së, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.