Gjendet i vdekur efektivi i policisë në Maqedoni, u qëllua me thikë në gjoks, arrestohet një grua

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnatës në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve paraprake nga policia vendase mësohet se një efektiv policie 40-vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugën “Maksin Gorki” rreth orës 02:30.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se 40-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Deri tani dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për çështje xhelozie , ndërkohë një grua është arrestuar si e dyshuara kryesore e vrasjes.

Njoftimi i plotë:
Sot në ora 02:30 Ndihma e Shpejtë ka pranuar thirrje për intervenim në rrugën “Maksim Gorki” në Veles, përcjell Alsat. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40-vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për çështje xhelozie në lidhjen që kishte polici, ndërkaq për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes.