Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij në ak*sin rrugor Vlorë-Babicë.
Sikurse njofton policia, i riu ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i ar*mës së zj*arrit.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i ar*mës së zj*arrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.