Gjendet i pavetëdijshëm afër klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, pas pak kohë ndërron jetë një 61-vjeçar

MPB informoi se dje në orën 09:50 në SPB Shkup ishte raportuar se në ambientet e Kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup ishte gjetur i pavetëdijshëm Zh.J. (61) nga fshati Marena, rajoni i Kavadarit, të cilit i ishte ofruar ndihmë mjekësore dhe pas pak kohe kishte ndërruar jetë.
Mjeku kishte konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit ishte dërguar për autopsi.