Gjendet i mbytur në det 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në Shëngjin mëngjesin e së hënës.

Sipas policisë së Lezhës, i riu me iniciale M.I., banues në Elbasan, u gjet i mbytur rreth orës 09:45 në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat”.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al