Gjendet e vdekur në banesë prezantuesja e njohur

Prezantuesja e njohur Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak ditë pasi ajo doli para trupës gjykuese për shkak se sulmoi bashkëshortin e saj.

Flack u bë shumë e njohur falë emisionit ‘Love Island’ dhe siç raportojnë mediat vendase në Angli, besohet të ketë vrarë veten në shtëpi ditën e Shën Valentinit.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka konfirmuar edhe familja ku në një deklaratë për mediat ata thanë: ‘Mund të konfirmojmë që Caroline jonë ndërroi jetë sot në 15 shkurt.