E rëndë është ajo që ka ndodhur në Rusi. Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e copëtuar dhe e vendosur brenda një valixheje.
The Sun shkruan se modelja është gjetur një viti pasi ishte zhdukur. 23-vjeçarja Greta Vedler, kishte kritikuar sistematikisht Putinin, duke e cilësuar si “psikopat”. Por në fakt vrasja nuk ka të bëjë me këtë fakt.
Bëhet e ditur se vrasjen e ka kryer ish- i dashuri i saj, Dimitry Korokvin. Ai ka thënë se e ka mbytur për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.
VIDEO