Gjendet e vdekur alpinistja 72-vjeçare në Malin Sharr

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se dje u realizua një operacion shpëtimi në Liqenin e Dojranit që përfundoi me sukses, ndërsa vazhdoi kërkimi për një alpiniste të humbur në Malin Shar, i cili sot vazhdoi, por, për fat të keq, sot në mëngjes u gjet pa shenja jete.

Qendra Rajonale e QMK në Tetovë njoftoi se nëpërmjet Numrit të Unifikuar për Emergjencat 112, në ora 11:57, dje u pranua një telefonatë për një alpiniste të humbur (72 vjeçare) në Malin Shar, në zonën e Ljubotenit, pas së cilës u organizua një kërkim që vazhdoi edhe sot në mëngjes, kur doli dita.

Në kërkim morën pjesë pjestarët nga NP “Malin Shar” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë nga MPB, dhe pesë policë nga SP Tearcë. Sot në mëngjes, nga NP “Malin Shar” njoftuan se në ora 07:30 u gjet gruaja në vendin e quajtur “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e gruas nga një terren të vështirë dhe të paarritshëm, ndërhyri edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Shar. Një ekip nga SPB Tetovë do të kryejë një inspektim në vendin e ngjarjes, dhe është njoftuar edhe Prokurori Publik, thuhet në njoftimin e QMK.