Gjendet e mitura nga Fushë Kosova që u shpall e zhdukur: Kam qenë me një djalë

Një e mitur nga Fushë Kosova që ishte shpallur e zhdukur më 4 shkurt, është gjetur pas pesë ditësh.Policia ka bërë të ditur se e mitura ka deklaruar se ka  qëndruar me një djalë po ashtu të mitur.Policia ka arrestuar të miturin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.“Fushë Kosovë 04-09.02.2022 – 19:10. Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.