Policia tashmë ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm është duke bërë bastisje në Burgun e Idrizovës por në njoftimin zyrtar për publikun për momentin nuk përmenden tunelet.
Në burgun më të madh të Maqedonisë atë të Idrizovës, janë zbuluar dy tunele që është dashur të shfrytëzohen për arratisjen e një numri të madhtë burgosurish, shkruan 360 Gradë.
Ekzistenca e tuneleve u konfirmua gjatë kontrollit të sotëm të policisë, i cili po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë, ndonëse dijenia ekzistonte prej disa kohësh. Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për gjetjen e tuneleve, por “360 gradë” ka marrë konfirmimin nga dy burime të mirëinformuara dhe të pavarura se një tentativë arratisjeje në të vërtetë është përgjuar në burgun më të madh të Maqedonisë.