Policia e Maqedonisë ka gjetur 16-vjeçaren nga Çairi, të cilën babai i saj e kishte denoncuar si të humbur.
Zyrtarët policorë 16-vjeçaren e kanë gjetur në Shuto Orizare të Shkupit.
“Më 19.05.2018 rreth orës 11:30 në rrugën “Brsjaçka Buna” në Shkup nga ana e zyrtarëve policorë është gjetur 16-vjeçarja e cila më 18.05.2018 është denoncuar si e humbur nga babai Xh.R”, thonë nga MPB.
Babai i vajzës të premten pasdite në stacionin policor në Çair ka paraqitur se vajza e tij është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast.