Gjenden trupat e tre minatorëve në Dibër


Tre minatorët që u shpallën të humbur të mërkurën janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj” në Selishtë të Dibrës.

Policia bën me dije se u gjetën trupat e shtetatsve: Ismail Hoxha., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos. Çesku., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë të Shqipërisë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Tch