Gjenden prindëit që mbyllëm fëmijët në Makinë në bulevardin Bato!

Dje rreth orës 21:50 në SPB Shkup është paraqitur se në hapësirën e parkingut në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato” në një automjet “Alfa” me targa të Shkupit janë gjetur dy fëmijë të mbyllur, informojnë nga Policia.

Nga ana e zyrtarëve policor menjëherë kanë intervenuar dhe fëmijët janë nxjerrë nga automjeti, ndërkaq me automjet të Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Pas marrjes së masave nga zyrtarët policor, janë gjetur prindërit e fëmijëve T.T. (44) dhe M.N. (35). Është njoftuar prokurori publik dhe po punohet në pastrimin e rastit.