Dy meshkuj, një në Prishtinë dhe një në fshatin Zhur të Prizrenit, janë gjetur pa shenja jete. Të dy lajmet janë konfirmuar nga Policia e Kosovës pa dhënë shumë detaje.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete, njësitë relevante policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet për rastin në Prishtinë.
Ndërsa në fshatin Zhur, personi i pajetë është hasur në mal.
“Raportohet se në një mal është hasur një person që dyshohej pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, thuhet për rastin në Zhur.