Gjen familjen biologjike mbas 44 vitesh, 2 motrat përloten në studio


Lindita Nelku gjen 44 vite pas, familjen e saj. Pasi kjo histori u bë publike një telefonatë e papritur i kërkonte nëse do të njihte familjen e saj biologjike.

44 -vjeçarja e cila u lind në vitin 1975 u la fillimisht në brefotrof, për tu transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Prej aty ajo u birësua në moshën 6-vjeçare. Sot pas kaq vitesh mëson për herë të parë emrin e nënës biologjike, Sulltane Eljazi, por pa pasur fatin për ta takuar, pasi ajo është ndarë nga jeta 5 vite më parë.

Lindita ka dy motra dhe një vëlla, nga nëna, ndërsa ‘Pa gjurmë’ i mundësoi komunikimin me skype me motrën e saj më të madhe, që jeton në Itali, Mira Veliaj. Të dyja motrat kanë jetuar prej vitesh në të njëjtin shtet, por kurrë nuk kanë mundur ta gjejnë njëra-tjetrën.

‘E rëndësishme për mua është që kam gjakun. Dy motrat dhe një vëlla. Të papriturat ka edhe ju si televizion. Unë them që ata s’kanë pa momentin. Ndoshta s’kanë pas kohë. Në darkë më mori një nga motrat dhe më tha, do të njohësh familjen? Nuk e besova. Mu duk si ëndërr. Nuk fjeta gjumë gjithë natën. Isha pak e revoltuar. Emocion të jashtëzakonshme. I shkruajta: Mos u tallni me ndjenjat e njerëzve.

Motrat më dhanë një foto të nënës biologjike dhe më thanë se i ngjaj shumë nënës. Je e fundit por i ngjan shumë, je po aq e bukur. Ua kam prish qetësinë, por këta janë gjëra që ndodhin. Unë jam e lumtur se ata më morën menjëherë në telefon, nuk heshtën. S’më bënte zemra ta shihja në kamera. Doja ta shihja vetëm në emision. Isha kurioze ta shihja nënën. Ngjasoja shumë. Mësova se jam me origjinë nga Gjakova dhe unë vdes për muzikën sllave. Kam folur edhe me dajën. Vëllanë e lë të më marri ai’, tha Lindita

Të dyja motrat nuk i përmbajtën dot lotët, ndërsa Dashamirja tregoi live edhe foton e nënës së tyre, e cila nuk jeton më.

‘Sa e kam pa thashë po shoh nënën, Sulltanen. Ka një ngjashmëri të madhe me Linditën. Unë kam qenë 15 vjeçe kur Lindita erdhi në jetë. Që kur lindi motrën e çuan në brefotrof. E kam takuar, e kam përqafuar. Lindita vjen nga një martesë tjetër e nënës. Ne nuk e njohim babain e saj biologjik. Nëna e kërkonte gjithnjë e thërriste më emër. Lindita mban emrin që kur lindi. Jam mërzitur shumë kur mësova çfarë ka hequr më jetë. Edhe unë nuk kam fjetur atë natë. Se me kujtonte nënën’, u përlot në studio e motra, Dashamire Veliaj, ndërsa fliste nga skype.

Batuta në studio pas emocioneve të përjetuara, Lindita ka dhe një kërkesë për babin biologjik:

‘Unë e gjeta nënën, të paktën t’i shkoj deri në fund, të gjej edhe babin. Mbase kam nga ana e tij motra dhe vëllezër të tjerë’, thotë ajo

Ironia e fatit i pati dërguar në një njëjtin shtet dy motrat dhe nënën, por pa mundur kurrë të kishin një adresim për vendndodhjet e tyre. Nëna birësuese ka 11 vite që është ndarë nga jeta, por Lindita s’mundi kurrë të njoh edhe imazhin e nënës biologjike, ndërsa ka jetuar për 15 vite në Bergamo të Italisë, tek njëra nga vajzat e saj. U desh të bëhej publike kjo histori, që 44-vjecarja të gjente rrënjët biologjike edhe pse nuk i ka munguar kurrë dashuria e një nëne, që e rriti dhe e deshi deri në frymën e fundit, por ishte kjo ndjenjë e brendshme që i kërkonte një arsye. Në moshën 6- vjeçare u birësuar nga Vashe Nelku nga Fushëkuqja e Laçit, një grua 43 vjeçe, në vitin 1982. Paragjykimet e diferencës së moshës, Lindita i vuajti shumë, ndërsa rritej, kur të gjithë e etiketonin nënën birësuese si gjyshen e saj. Lindita ka 24 vite që jeton në Genova të Italisë bashkë me djalin e saj.