Gjatë dy viteve me Bullgarinë arritëm marrëveshje për pesë personalitete historike dhe tre periudha për festim të përbashkët

Marrëveshjet janë obligim I të dy palëve të cilat I nënshkruan. Brenga jonë është ne ta zbatojmë atë që është obligim I yni. Më të suksesshëm jemi se çfarëdo lloj marrëveshjesh që janë arritur në Evropën moderne. Ja, ta marrim, disa komisioneve historike u është dashur edhe 20 vite të vijnë deri te zgjidhjet. Ndërsa ne, në dy vitet e para arritëm të merremi vesh për pesë personalitet historike dhe tre periudha historike dhe I festojmë bashkë, theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistë për “Fokus”.

“Historia të zgjidhet në mënyrë bilaterale dhe për të të bisedojnë ekspertë dhe historianë, edhe pse historia është shkencë dinamike dhe secili ka të drejtë për pikëpamje të ndryshme, argumentime dhe dëshmi për autenticitetin e vet. Presim përgjegjësi edhe nga pala tjetër, sepse kanë obligim në Marrëveshjen për mbështetje të vazhdueshme dhe për ndihmë RMV-së. Qartë thashë se Bullgaria në mënyrë eklatante e shkelë nenin 2 të Marrëveshjes. Ata çdoherë shprehin pakënaqësi nga realizimi I Marrëveshjes, po nuk duhet të harrohet se vendi ynë kaloi nëpër një referendum, ndryshim të Kushtetutës, ndërkaq erdhi edhe pandemia”, thotë Zaev.

Ai thekson se me Bullgarinë nënshkruam se kemi histori të përbashkët, por shton, I tërë Ballkani ka histori të tillë.
“Mund ta them vetëm mendimin tim. Por, e di se jam kryetar I Qeverisë me përgjegjësi dhe nder të madh dhe e di se ku janë dhe cilat janë linjat tona të kuqe, dhe se nuk mundem as unë, as ndonjë qeveri tjetër, apo ndërkaq, Unioni të ndryshojnë gjëra të cilat nuk janë të lejueshme për ta që t’I bisedojnë, e lëre më, të ndryshohen. Flas për identitetin dhe gjuhën tonë. Gjetëm zgjidhje creative për problemin me emrin dhe e shihni se kemi jo vetëm mik tek fqinji jugor – Greqia, por edhe partner strategjik dhe një nga mbështetësit dhe investuesit më të mëdhenj”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse disa deklarata të tij I kanë dhënë mundësi Bullgarisë të besojë se mund të bëhet revision I historisë, Zaev u përgjigj: “Thatë konstatime të pasakta. Nënshkruam se kemi histori të përbashkët mes dy popujve dhe këtu të jemi të qartë. I tërë Ballkani ka histori të përbashkët. Ne kemi historinë tonë, por edhe të përbashkët. Apo jo, robëria osmane është histori përbashkët edhe për ne edhe për Bullgarinë?

Athua Perandoria romake nuk e ka mbuluar tërë këtë rajon? Prandaj sot festojmë personalitete të përbashkëta si Perandorin Samoil, Shën Cirilin e Metodin, Klimentin dhe Naumin e Ohrit. Saktë dhe qartë e kam ditur se çka flas dhe asnjëherë nuk kanë qenë deklaratat e mia të pamendueshme, por ishin deklarata të hapura dhe të ndershme”.
Zaevi pohon se nuk shkakton, por zgjidhë problem, me mbrojtje të plotë të interesave nacionale dhe shtetërore.

“Politikanët I zgjidhin problemet dhe sigurojnë kushte që të zgjidhen problemet. Kishim politikanë të cilët problemet I vënë nën tapet. Më së lehti është ta anashkaloni problemin dhe të mos komentoni asgjë. Këtu do t’ia lëmë historianëve, në një vend tjetër ekspertëve për arsim dhe kulturë, ndërkaq shteti po na zbrazet dhe të rinjtë po na ikin. Deri më tani nuk kam bërë kurfarë dëmi për shtetin dhe interesat nacionale, por përkundrazi, jo vetëm që I kam ruajtur, por edhe riafirmuar dhe konfirmuar, siç janë gjuha dhe identiteti maqedonas, të cilët janë shkruar në letërnjoftimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe askush tashmë nuk I konteston, sepse ajo është organizata më e madhe botërore.

Jam konfirmuar si zgjidhës I problemeve, e jo si shkaktues, siç një numër I madh I politikanëve tanë e bënë në të kaluarën. Plotësisht e bart përgjegjësinë për veprimet dhe politikat e mia, siç I barti edhe lavdërimet në pjesën e sukseseve. Sot shteti është I respektuar më shumë se kurdo here më parë. Ai është konfirmimi më I madh se çfarë jemi dhe çfarë politika sjellim. Por, për mua konfirmim më I madh janë zgjedhjet e fundit parlamentare”, theksoi Zaev.