Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1794 testime ja sa raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me KOVID-19. Sipas qyteteve në Shkup 87 Kumanovë 7, Dibër 2  Shtip 10  Prilep 3  Tetovë 16  Strugë 8  Ohri 1  Kavadar 1  Demir Hisar 1  Gostivar 8 Strumicë 1 Kratovë 1 Sveti Nikollë 9 Kërçovë 3 dhe Resnjë 5.

Sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 230 pacientë të shëruar, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën. Gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacientë nga Tetova.