Gjatë 24 orëve, 121 persona të arrestuar për shkak të mosrespektimit të ndalimit të lëvizjes

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve, 138 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, pas së cilës 121 persona u arrestuan, ndërsa personave të tjerë u janë marrë të dhënat dhe do të merren masat e duhura.

Ndërkohë 77 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 335 perosna të tjerë kanë nënshkruar deklarata të izolimit.

Nga ana e nëpunësve policore janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetëizolim, dhe nuk është evidentuar asnjë person që nuk e ka respektuar masën.