Gjashtë të vd*ekur nga të shtënat në Angli

Gjashtë persona kanë vd*ekur si pasojë e të shtënave në Plymouth, në jugperëndim të Anglisë më 12 gusht, ka thënë policia, duke shtuar se i dyshuari i ar*matosur është në mesin e të vdekurve.
Dy gra, tre burra, duke përfshirë su*lmuesin kanë vd*ekur në vendin e ngjarjes, ka thënë policia.

Një tjetër grua ka vde*kur pak pasi ka arritur në spital.
“Të gjithë besohet se kanë vdekur nga p*lagët e pl*umbave”, ka thënë policia.
Incidenti nuk është lidhur me terorrizëm, dhe zona e sulmit është rrethuar nga policia për hetim, është thënë në deklaratë.

Policia po ashtu i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndajë fotografi të skenës së su8lmit.
Ligjvënësi lokal, Luke Pollard ka raportuar se një nga personat e vr*arë ka qenë fëmijë nën 10 vjeç.
“Shumica e njerëzve janë duke u trajtuar nga plagët e tyre në spital”, ka thënë Pollard.
Policia e ka përshkruar më herët su*lmin si “inc*ident serioz me ar*më”.

Një dëshmitare i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se ajo ka dëgjuar të shtëna me ar*më zjarri dhe ka thënë se su*lmuesi ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka nisur të gjuajë.
Ai më pas ka ikur nga shtëpia dhe ka nisur të qëllojë njerëzit në rrugë, ka thënë ajo.
Plymouth është baza më e madhe detare në Evropën perëndimore, duke përfshirë nëndetëse bërthamore dhe anije të mëdha lu*ftarake.
Ky vend është po ashtu ne zemër të jugperëndimit të Anglisë, dhe një vend i famshëm për pushime brenda shtetit.