Gjashtë të pla*gosur nga aks*identi në Kroaci ende në trajtim mjekësor


Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u pl*agosën në aks*identin tra*gjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit.
Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate.

“Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, thuhet në njoftim.

Më 25 korrik në afërsi të qytetit Sllavonski Brod në Kroaci një autobus që po qarkullonte në linjën Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga duke shkaktuar vde*kjen e 10 udhëtarëve. Të plagosur mbetën dhjetëra të tjerë.
Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe 2 shoferë.