Qendra e shëndetit publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar gjashtë të infektuar të ri nga Kovid-19 në këtë komunë, kumtuan sot kompetentët.
“Të gjithë të infektuarit kanë pasur kontakt me persona tashmë të infektuar”, deklaroi mjeku Arif Latifi, drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik.
So janë bërë 22 testime sipas indikacioneve epidemiologjike dhe testeve kontrolluese. Sipas “Termini Im” janë bërë 17 testime.