Gjashtë raste të vdekjes nga Kovid-19 në Tetovë, më së shumti prej kur filloi pandemia


Rajoni i Tetovës shënon më së shumti raste të vdekjes për një ditë që nga fillimi i pandemisë me Kovid-19. Pesë persona të sëmurë nga Kovid-19 kanë vdekur në spitalin e Tetovës dhe edhe një në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”.

“Në spitalin klinik kanë vdekur dy nga Tetova dhe nga një nga Reçica e Vogël, Piroku dhe Kamenjani. Të vdekurit janë të moshës 60, 63, 69, 72 dhe 77 vjeçarë”, tha drejtori Florim Besimi.

Deri tani gjithsej 49 persona nga rrethina e Tetovës kanë vdekur nga Kovid-19.

Raste aktive në këtë moment ka 374 ose gjithsej 640 raste të diagnostikuar. bsh/