Gjashtë raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Kumanovë dhe një në Likovë

Qendra për shëndet publik – Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar shtatë raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, prej tyre gjashtë në Kumanovë, ndërsa një në komunën e Likovës, kumtuan sot organet kompetente.

“Të gjithë këta kanë pasur kontakte me persona veçmë të sëmurë”, deklaroi dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës për shëndet publik – Kumanovë.

Në këtë moment ende po bëhen testime dhe sipas vlerësimeve të organeve kompetente, do të bëhen mbi 40 testime sipas indikacioneve epidemiologjike dhe testeve kontrolluese.