Gjashtë raste të reja me Kovid-19 në Kërçovë

Gjashtë raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kërçovë, me çka numri i përgjithshëm në këtë komunë arrin 115, nga të cilët 91 janë aktivë, 19 janë shëruar, ndërsa pesë e kanë humbur jetën.

“Gjashtë të infektuar të rinj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mjekohen në kushte të shtëpisë nën kontroll të mjekëve të tyre amë, Ata janë në izolim”, deklaroi dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai edhe njëherë apeloi tek qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.