Gjashtë orë ka zgjatur shuarja e zjarrit në ish kazermën e Strumicës

Për gjashtë orë zjarrfikësit e Strumicës kanë punuar në shuarjen e zjarrit të madh që kaploi dje pasdite objektin më të madh të ish kazermës në Strumicë, njoftojnë nga Njësia Zjarrfikësve Territoriale.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse dhe 17 zjarrfikës dhe dy cisterna të “Higjienës”.

Më 25 mars të këtij viti një zjarr tjetër kishte kapluar objektet e ish kazermës në Strumicë, ku u djegën objektet ku ishte vendosur televizioni rajonal “VIS”, ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar reparti i konfeksionit dhe një shtypshkronjë.