Rikonstruim i Qeverisë dhe më së paku 6 ministra të ri në “Zaev 3”.
“Duhet të punojë, të mbetet të punojë, ai që e gjen veten në punën e ministrisë pa marrë parasysh në cilin resor, ai që ka treguar rezultat, evidente janë kriteret për sukses në punë etj”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Kush tjetër e gjen veten si ministër?
“Vlerësoj se të gjithë ne si ministra kemi obligim që në nivel ditorë të realizojmë aktivitete për të cilat paguhemi nga qytetarët, nëse ndodh ndryshim sigurisht se kjo vjen si propozim nga mandatari”, pohoi MIlla Carovska, mistre e Arsimit dhe Shkencës.
“Është e patjetërsueshme të ketë rikonstruim të Qeverisë duke pasur parasysh se tashmë kemi dorëheqje të deponuar nga ministri i bujqësisë dhe dy zëvendësve që vijnë nga Lëvizja Besa, në pjesën e BDI ne kemi treguar qëndrimin tonë se nuk ka nevojë që të ndryshohen anëtarët e BDI në Qeveri”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
“Për mua më e rëndësishme është që t’i jap të gjithë kapacitetet e mia, me gjithë mundësitë e mia, mundësitë e ministrisë dhe të gjithë institucionet që i udhëheq Ministria për transport dhe lidhje që të bëjmë gjithçka në këtë periudhë të ardhshme që të punojmë sa më shumë që është e mundur”, tha Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Negociatat ende po zhvillohen dhe nuk ka informacione se cilët ministra do të largohen nga Ilindenska numër 2. Përveç ministrit Arjanit Hoxha qe ka dorëzuar dorëheqjen edhe kryeministri Zoran Zaev është në dorëheqje të prolonguar të cilën e parashtroi pas humbjes së zgjedhjeve lokale.